MARRËVESHJA E LICENCËS PËR PËRDORUESIN PËRFUNDIMTAR
Përditësuar për herë të fundit më: 2025-02
E RËNDËSISHME:
PARA SE TA PËRDORNI SOFTUERIN, JU LUTEMI TË LEXONI ME KUJDES KËTË MARRËVESHJE TË LICENCËS PËR PËRDORUESIN PËRFUNDIMTAR (“EULA”). DUKE PËRDORUR SOFTUERIN, JU PRANONI T’U PËRMBAHENI KUSHTEVE TË KËSAJ EULA, NË VEÇANTI KUFZIMEVE LIDHUR ME PËRGJEGJËSINË. NËSE NUK JENI DAKORD ME KUSHTET E KËSAJ EULA, NUK MUND TA PËRDORNI SOFTUERIN.
Kjo EULA është një marrëveshje ligjore mes (i) jush dhe çdo enti që ju përfaqësoni (nëse ka) (të gjithë së bashku “ju”) dhe (ii) Sony Corporation (“SONY”). Kjo EULA ka të bëjë me të drejtat dhe detyrimet tuaja lidhur me softuerin product të SONY dhe/ose licencuesit e palëve të treta (duke përfshirë, ndër të tjerë, filialet e SONY) dhe filialet e tyre përkatëse (të gjithë së bashku, “OFRUESIT E PALËVE TË TRETA”), së bashku me çdo përditësim/përmirësim, çdo dokument të printuar, online ose elektronik për këta softuerë dhe çdo skedar të dhënash, secili i ofruar nga SONY ose nga OFRUESIT E PALËVE TË TRETA përmes paketimit të produkteve, faqeve të internetit të SONY ose mjeteve të tjera përkatëse online, ose të krijuara nga operimi i këtij softueri (të gjithë së bashku, “SOFTUERI”).
Pavarësisht nga sa më sipër, çdo softuer në SOFTUER që ka një marrëveshje të veçantë licence për përdoruesin përfundimtar (duke përfshirë, ndër të tjera, licencën GNU të publikut të përgjithshëm dhe Licencën e Publikut më të Vogël/të Përgjithshëm të Bibliotekës) do të mbulohet nga kjo marrëveshje e veçantë e licencës për përdoruesin përfundimtar në përputhje me kushtet e kësaj EULA deri në masën që kërkohet nga kjo marrëveshje e veçantë e licencës për përdoruesin përfundimtar (“SOFTUERI I PËRJASHTUAR”).
LICENCA E SOFTUERIT
SOFTUERI licencohet, nuk shitet. SOFTUERI është i mbrojtur nga të drejtat e autorit dhe nga ligjet e tjera dhe traktatet ndërkombëtare për pronën intelektuale.
TË DREJTAT E AUTORIT
Të gjitha të drejtat dhe titulli për sa i përket SOFTUERIT (duke përfshirë, ndër të tjera, çdo imazh, fotografi, animacion, video, audio, muzikë, tekst dhe “applets” dhe çdo material tjetër i inkorporuar në SOFTUER) zotërohet nga SONY ose nga një a më shumë prej OFRUESVE TË PALËVE TË TRETA.
DHËNIA E LICENCËS
SONY ju jep një licencë të kufizuar, jo-ekskluzive, jo të transferueshme për ta përdorur SOFTUERIN vetëm në lidhje me pajisjen tuaj të pajtueshme (duke përfshirë, ndër të tjera, produktet e SONY në të cilat është futur ose është lidhur SOFTUERI) (“PAJISJA”) vetëm në përputhje me këtë EULA dhe me udhëzimet e përdorimit siç mund t’ju vihen në dispozicion juve nga SONY ose nga OFRUESIT E PALËVE TË TRETA. Nëse jeni konsumator, licenca e mësipërme është vetëm për përdorim personal dhe familjar; nëse jeni pronar biznesi, është vetëm për biznesin tuaj të brendshëm. SONY dhe OFRUESIT E PALËVE TË TRETA rezervojnë shprehimisht të gjitha të drejtat, titullin dhe interesin (duke përfshirë, ndër të tjera, të gjitha të drejtat e pronës intelektuale) në SOFTUER dhe kjo EULA nuk ju juve diçka në mënyrë specifike.
KËRKESAT DHE KUFIZIMET
Ju nuk do të shkaktoni ose nuk do të lejoni asnjë palë të tretë që të ndërmarrë ndonjë nga veprimet e mëposhtme:
(1) kopjimi, publikimi, përshtatja, rishpërndarja, tentativa për të nxjerrë kodin burim, ndryshimi ose modifikimi i çfarëdo pjese të SOFTUERIT, qoftë tërësisht qoftë pjesërisht, ose krijim i punëve derivate nga SOFTUERI, përveç nëse këto punë derivate janë mundësuar qëllimisht nga SOFTUERI;
(2) inxhinieri e anasjelltë, zbërthim ose çmontim i çfarëdo pjese të SOFTUERIT, përveçse deri në masën që këto veprime nuk mund të ndalohen sipas ligjeve të zbatueshme;
(3) modifikim ose ngacmim i të funksionit të menaxhimit të të drejtave digjitale të SOFTUERIT;
(4) devijim, modifikim, mposhtje ose shmangie e ndonjë prej funksioneve ose mbrojtjeve të SOFTUERIT ose i ndonjë mekanizmi që lidhet në mënyrë operative me SOFTUERIN;
(5) pengimi i funksionimit të duhur të SOFTUERIT duke shkaktuar ngarkesë të tepruar në server ose ndryshe;
(6) prezantim, ose transmetim i ndonjë virusi kompjuterik ose i ndonjë kodi, skedari ose instruksioni tjetër keqdashës në SOFTUER;
(7) shkëputje e ndonjë komponenti individual të SOFTUERIT për përdorim në më shumë se një PAJISJE, përveç nëse keni autorizimin e qartë nga SONY për ta bërë këtë;
(8) heqje, modifikim, mbulim ose shpërfytyrim i ndonjë marke tregtare ose njoftimi në SOFTUER;
(9) ndarje, shpërndarje, dhënie me qira, marrje me qira, nënlicencim, caktim, transferim ose shitje e SOFTUERIT;
(10) përdorim i SOFTUERIT në lidhje me shkeljen e ligjeve, rregullave, vendimeve të gjykatës ose dispozitave të tjera ligjore të detyrueshme nga një autoritet publik ose policë publike, ose shkelje e të drejtave ose interesave të mbrojtura me ligj (duke përfshirë, ndër të tjera, të drejtat e pronës intelektuale ose të tjera, të drejtat e sekreteve tregtare, nderimet, privatësia dhe publiciteti) të SONY, të secilit prej OFRUESVE TË PALËVE TË TRETA ose të palëve të treta;
(11) përdorim i SOFTUERIT në një mënyrë ose për një qëllim që nuk përputhet me këtë EULA.
SOFTUERI I PËRJASHTUAR DHE KOMPONENTËT E BURIMIT TË HAPUR
Pavarësisht dhënies së licencës së kufizuar të mësipërme, ju pranoni se SOFTUERI mund të përfshijë SOFTUER TË PËRJASHTUAR. Disa SOFTUERË TË PËRJASHTUAR të caktuar mund të mbulohen nga licencat e softuerit të burimit të hapur (“KOMPONENTË BURIMI TË HAPUR”), që do të thotë se çdo licencë softueri e miratuar si licencë e burimit të hapur nga Open Source Initiative ose çdo licencë e ngjashme e rëndësishme, duke përfshirë, ndër të tjera, çdo licencë që, si kusht i shpërndarjes së softuerit të licencuar nën këtë licencë, kërkon që distributori ta vërë softuerin në dispozicion në formatin e kodit burim. Nëse, dhe deri në masën që, kërkohet zbulim, vizitoni oss.sony.net/Products/Linux ose faqe interneti tjetër të caktuar nga SONY për të parë një listë të KOMPONENTËVE TË BURIMIT TË HAPUR që përfshihen herë pas here në SOFTUER, si dhe rregullat dhe kushtet lidhur me përdorimin e tij. Këto rregulla dhe kushte mund të ndryshohen në çdo kohë nga pala e tretë përkatëse pa asnjë përgjegjësi ndaj jush. Deri në masën që kërkohet nga licencat që kanë të bëjnë me SOFTUERIN E PËRJASHTUAR, kushtet e këtyre licencave do të zbatohen në përputhje me kushtet e kësaj EULA. Deri në masën që kushtet e licencave që zbatohen për SOFTUERIN E PËRJASHTUAR nuk lejojnë asnjë prej kufizimeve në këtë EULA në lidhje me këtë SOFTUER TË PËRJASHTUAR, këto kufizime nuk do të zbatohen për këtë SOFTUER TË PËRJASHTUAR. Deri në masën që kushtet e licencave që zbatohen për KOMPONENTËT E BURIMIT TË HAPUR kërkojnë që SONY të bëjë një ofertë për të siguruar kodin burim në lidhje me SOFTUERIN, kjo ofertë bëhet këtu.
PËRDORIMI I SOFTUERIT ME MATERIALE ME TË DREJTA AUTORI
SOFTUERI mund të jetë në gjendje të përdoret nga ju për të parë, ruajtur, përpunuar dhe/ose përdorur materiale të krijuara nga ju dhe/ose nga palë të treta. Këto materiale mund të mbrohen nga të drejtat e autorit, ligjet e tjera për pronën intelektuale dhe/ose marrëveshjet. Ju pranoni ta përdorni SOFTUERIN vetëm në përputhje me të gjitha këto ligje marrëveshje që zbatohen për këto materiale. Ju bini dakord dhe pranoni se SONY mund të marrë masa të përshtatshme për të mbrojtur materialet e ruajtura, përpunuara ose përdorura nga SOFTUERI. Këto masa përfshijnë, ndër të tjera, refuzimin për të pranuar kërkesën tuaj për të mundësuar arkivimin dhe rivendosjen e materialeve nëpërmjet disa veçorive të caktuara të SOFTUERIT, dhe ndërprerjen e kësaj EULA në rast se ju e përdorni SOFTUERIN në mënyrë të jashtëligjshme.
MATERIALET DHE SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA
VINI RE SE SOFTUERI MUND TË PROJEKTOHET QË TË PËRDORET ME MATERIALE DHE/OSE SHËRBIME TË PALËVE TË TRETA. PËRDORIMI I KËTYRE MATERIALEVE DHE/OSE SHËRBIMEVE MUND TË JETË OBJEKT I KUSHTEVE TË PËRCAKTUARA NGA PALËT E TRETA. NËSE JU NUK I PRANONI ATO KUSHTE, PËRDORIMI I SOFTUERIT NGA JU DO TË JETË I KUFIZUAR. JU BINI DAKORD DHE PRANONI SE DISA MATERIALE DHE SHËRBIME QË DISPONOHEN NËPËRMJET SOFTUERIT MUND TË OFROHEN NGA PALË TË TRETA MBI TË CILAT SONY NUK KA KONTROLL. SONY NUK MERR PËRSIPËR ASNJË PËRGJEGJËSI NDAJ JUSH PËR KËTO MATERIALE OSE SHËRBIME. MATERIALET DHE/OSE SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA MUND TË MODIFIKOHEN OSE NDËRPRITEN NË ÇDO KOHË.
LIDHJA E INTERNETIT
Ju bini dakord dhe pranoni se aksesi në disa veçori të caktuara të SOFTUERIT mund të kërkojë lidhje interneti për të cilën ju jeni përgjegjës. Përveç kësaj, ju jeni personi i vetëm përgjegjës për çdo tarifë që ka të bëjë me lidhjen tuaj të internetit, duke përfshirë, ndër të tjera, pagesat e ofruesit të shërbimit të internetit ose të kohës së transmetimit. Operimi i SOFTUERIT mund të jetë i kufizuar ose i ndaluar në varësi të kapaciteteve, bandwidth-it ose kufizimeve teknike të lidhjes dhe shërbimit të internetit tuaj. Ofrimi, cilësia dhe siguria e kësaj lidhjeje interneti janë përgjegjësia juaj dhe e palës së tretë që ofron këtë shërbim.
RREGULLAT PËR EKSPORTIN DHE TË TJERA
Ju pranoni t’u përmbaheni të gjitha kufizimeve dhe rregullave të zbatueshme lidhur me eksportin dhe ri-eksportin të zonës ose vendit ku banoni ose ku përdorni SOFTUERIN, dhe të mos transferoni ose autorizoni transferimin e SOFTUERIT te asnjë destinacion, ent ose person duke shkelur këto kufizime ose rregulla.
AKTIVITETET ME RISK TË LARTË
SOFTUERI nuk është tolerant ndaj gabimeve dhe nuk është projektuar, prodhuar ose i destinuar për përdorim ose rishitje si pajisje kontrolli online në mjedise të rrezikshme që kërkojnë performancë të sigurt, si p.sh. në operimin e impianteve bërthamore, sistemeve të navigimit ose komunikimit të avionëve, kontrollit të trafikut ajror, makinerive të mbështetjes së drejtpërdrejtë të jetës, ose sistemeve të armëve, ku dështimi i SOFTUERIT mund të çojë në vdekje, lëndim personal, ose dëmtime të rënda fizike ose mjedisore (“AKTIVITETE ME RISK TË LARTË”). Deri në masën që lejohet nga ligjet e zbatueshme, SONY, secili nga OFRUESIT E PALËVE TË TRETA dhe secili nga filialet e tyre përkatëse mohojnë në mënyrë specifike çdo garanci të shprehur ose të nënkuptuar, detyrim ose kusht të përshtatshmërisë për AKTIVITETE ME RISK TË LARTË.
PËRJASHTIMI I GARANCISË LIDHUR ME SOFTUERIN
DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË PËRJASHTIMIN E GARANCIVE. PËRJASHTIMET QË TREGOHEN MË POSHTË NË KËTË PJESË NUK KANË PËR QËLLIM TË PËRJASHTOJNË, KUFIZOJNË OSE MODIFIKOJNË TË DREJTAT TUAJA JURITIKE QË JU TAKOJNË SIPAS LIGJIT TË ZBATUESHËM NË JURIDIKSIONIN TUAJ.
Ju pranoni dhe bini dakord që përdorimi i SOFTUERIT është në përgjegjësinë tuaj të vetme dhe se jeni përgjegjës për përdorimin e SOFTUERIT. SOFTUERI ofrohet “SIÇ ËSHTË”, pa garanci, detyrim ose kusht të çfarëdo lloji. SONY DHE SECILI NGA OFRUESIT E PALËVE TË TRETA (për qëllimet e kësaj pjese, SONY dhe secili nga OFRUESIT E PALËVE TË TRETA do të quhen së bashku “SONY”) HEQIN DORË SHPREHIMISHT NGA TË GJITHA GARANCITË, DETYRIMET OSE KUSHTET, TË SHPREHURA OSE TË NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË, NDËR TË TJERA, GARANCITË E NËNKUPTUARA PËR TREGTUESHMËRI, CILËSI, PËRSHTATSHMËRI PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, SAKTËSI, TITULL DHE MOSSHKELJE. PA KUFIZUAR PËRGJITHËSINË E MËSIPËRME, SONY NUK GARANTON DHE NUK BËN ASNJË KUSHT APO DEKLARATË (A) QË SOFTUERI DO TË JETË PA GABIME, I PANDËRPRERË OSE I PANDRYSHUAR, (B) QË SOFTUERI DO TË PËRDITËSOHET OSE KORRIGJOHET, (C) QË SOFTUERI I PËRDORUR I VETËM OSE NË BASHKËPUNIM ME PAJISJE, SISTEME OSE RRJETE TË TJERA DO TË JETË PLOTËSISHT I SIGURT NDAJ KËRCËNIMEVE KIBERNETIKE, (D) QË ÇDO SOFTUER, PËRMBAJTJE, SHËRBIM OSE PRODUKT (PËRVEÇ SOFTUERIT) NGA TË CILAT VARET PERFORMANCA E SOFTUERIT DO TË VAZHDOJNË TË JENË TË DISPONUESHME, TË PANDËRPRERA OSE TË PANDRYSHUARA. ASNJË INFORMACION OSE KËSHILLË ME GOJË APO E SHKRUAR E DHËNË NGA SONY OSE NJË PËRFAQËSUES I AUTORIZUAR I SONY NUK DO TË KRIJOJË NJË GARANCI, DETYRIM OSE KUSHT.
KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË
DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË KUFIZIME TË PËRGJEGJËSISË, KËSHTU QË KUFIZIMET QË TREGOHEN MË POSHTË NË KËTË PJESË MUND TË MOS ZBATOHEN PËR JU DHE TË MOS PËRJASHTOJNË, KUFIZOJNË OSE MODIFIKOJNË TË DREJTAT TUAJA DERI NË MASËN QË JANË NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN E ZBATUESHËM NË JURIDIKSIONIN TUAJ OSE KUFIZON PËRGJEGJËSINË NË MASËN QË NUK MUND TË PËRJASHTOHET SIPAS LIGJIT TË ZBATUESHËM.
SONY DHE SECILI NGA OFRUESIT E PALËVE TË TREAT (PËR QËLLIMET E KËSAJ PJESE, SONY DHE SECILI NGA OFRUESIT E PALËVE TË TRETA DO TË QUHEN SË BASHKU “SONY”) NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS PËR ASNJË DËMTIM OSE HUMBJE AKSIDENTALE, INDIREKTE, TË VEÇANTË OSE QË VJEN SI PASOJË DHE OSE DËMTIMIT PËR SHKAK TË SHKELJES SË ÇDO GARANCIE TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, SHKËPUTJES SË KONTRATËS, NEGLIZHENCËS, PËRGJEGJËSISË STRIKTE OSE NËN ÇDO TEORI LIGJORE TË LIDHUR ME SOFTUERIN, DUKE PËRFSHIRË, NDËR TË TJERA, DËMET QË LINDIN NGA HUMBJET E FITIMEVE, HUMBJET E TË ARDHURAVE, HUMBJET E TË DHËNAVE, HUMBJET E PËRDORIMIT TË SOFTUERIT OSE TË ÇDO HARDUERI TË LIDHUR, KOHËS JOPRODUKTIVE DHE KOHËS SË PËRDORUESIT EDHE NËSE CILIDO PREJ TYRE ËSHTË NJOFTUAR PËR MUNDËSINË E KËTYRE HUMBJEVE OSE DËMEVE. NË ÇDO RAST, PËRGJEGJËSIA E PËRGJITHSHME DHE INDIVIDUALE E TYRE SIPAS ÇDO DISPOZITE TË KËSAJ EULA DO TË KUFIZOHET NË SHUMËN E PAGUAR REALISHT PËR SOFTUERIN, PRODUKTIN E SONY NË TË CILIN ËSHTË FUTUR OSE SHTUAR SOFTUERI DHE/OSE SHËRBIMIN E SONY PËR TË CILIN ËSHTË DEDIKUAR SOFTUERI.
PËR QËLLIMET E KËSAJ PJESE, NËSE JENI NJË KONSUMATOR, VETËM TË MËPOSHTMET VLEJNË JU:
(A) SONY NUK DO TË PRANOJË VULLNETARISHT PËRGJEGJËSINË PËR ASNJË HUMBJE OSE DËMTIM (i) QË NUK ËSHTË SHKAKTUAR NGA SHKELJA E SONY NË KËTË EULA; OSE (ii) QË NË KOHËN KUR JU U PAJTUAT ME KËTË EULA, NUK ISHTE NJË PASOJË E PARASHIKUESHME NË MËNYRË TË ARSYESHME E SHKELJES SË KËSAJ EULA NGA SONY.
(B) NËSE MATERIALI DIGJITAL ME DEFEKT QË SONY KA SIGURUAR DËMTON NJË PAJISJE OSE MATERIAL DIGJITAL QË JU PËRKET JUVE DHE KJO ËSHTË SHKAKTUAR NGA DËSHTIMI I SONY PËR TË USHTRUAR KUJDES DHE AFTËSI TË ARSYESHME, SONY DO TË RIPAROJË DËMIN OSE DO T’JU PAGUAJË KOMPENSIM. MEGJITHATË, SONY NUK DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI PËR DËMTIMET QË JU MUND T’I KISHIT SHMANGUR DUKE NDJEKUR KËSHILLËN E SONY PËR TË KRYER NJË PËRDITËSIM TË OFRUAR PA PAGESË OSE PËR DËMET QË JANË SHKAKTUAR NGA MOSZBATIMI NË MËNYRË TË SAKTË I UDHËZIMEVE TË INSTALIMIT NGA ANA JUAJ OSE NGA MOSPLOTËSIMI I KËRKESAVE MINIMALE TË SISTEMIT TË REKOMANDUARA NGA SONY.
VEÇORIA E PËRDITËSIMIT AUTOMATIK
Herë pas here SONY ose OFRUESIT E PALËVE TË TRETA mund të përditësojnë automatikisht ose të modifikojnë ndryshe SOFTUERIN për qëllime përmirësimi të funksioneve të sigurisë, korrigjim të gabimeve dhe përmirësim të funksioneve, në momentin që ju bashkëveproni me serverët e SONY ose të palëve të treta, ose ndryshe. SONY mund të kushtëzojë përdorimin e vazhdueshëm të SOFTUERIT pas instalimit të plotë ose pranimit të këtyre përditësimeve ose modifikimeve. Ju jeni personi i vetëm përgjegjës për çdo pasojë që rezulton nga mospërdorimi i versionit të fundit të SOFTUERIT që SONY ju ka vënë në dispozicion. Çdo përditësim/modifikim do të konsiderohet dhe do të jetë pjesë e SOFTUERIT sipas kësaj EULA.
MARRËVESHEJA E PLOTE, LEJIMI, NDASHMËRIA
Kjo EULA (dhe politika e privatësisë e zbatueshme e SONY që ju është paraqitur më vete, nëse ka), siç mund të ndryshohet dhe modifikohet herë pas here, përmban marrëveshjen e plotë mes jush dhe SONY në lidhje me SOFTUERIN. Nëse SONY nuk ushtron ose nuk vë në zbatim ndonjë të drejtë ose dispozitë të kësaj EULA, kjo nuk do të interpretohet si heqje dorë nga kjo e drejtë ose dispozitë. Nëse ndonjë pjesë e kësaj EULA konsiderohet e pavlefshme, e paligjshme ose e papranueshme për zbatim, ajo dispozitë do të zbatohet deri në masën maksimale të lejuar për të ruajtur qëllimin e kësaj EULA, dhe pjesët e tjera do të mbeten në fuqi dhe efekt të plotë.
LIGJI DHE JURIDIKSIONI DREJTUES
Konventa e Kombeve të Bashkuara për Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave nuk do të zbatohet në këtë EULA. Kjo EULA do t’u nënshtrohet ligjeve të Anglisë, përveç në masën që ligjet evropiane ose kombëtare në vendin ku SOFTUERI është ofruar ose është blerë parashikojnë ndryshe (kur keni marrë SOFTUERIN si konsumator). Çdo mosmarrëveshje që lind nga kjo EULA do të nënshtrohet juridiksionit të gjykatave të Anglisë ose vendit evropian ku ju ndodheni.
ZGJIDHJET JURIDIKE
Pa marrë parasysh çfarëdo që tregon të kundërtën në këtë EULA, ju kuptoni dhe pranoni që çdo shkelje ose moszbatim i kësaj EULA nga ana juaj do të shkaktojë dëm të pakthyeshëm ndaj SONY, për të cilin dëmet monetare do të ishin të pamjaftueshme, dhe ju pranoni që SONY të marrë çdo masë juridike ose të barasvlershme që SONY e vlerëson të nevojshme ose të përshtatshme në këto rrethana. SONY gjithashtu mund të ndërmarrë çdo masë ligjore dhe teknike për të parandaluar shkeljen dhe/ose për të zbatuar këtë EULA, duke përfshirë, ndër të tjera, pezullimin e menjëhershëm të përdorimit të SOFTUERIT nga ana juaj, nëse SONY beson në vendimmarrjen e vet të vetme se ju po shkelni ose keni për qëllim të shkelni këtë EULA. Këto lehtësime janë shtesë për çdo lehtësim tjetër që SONY mund të ketë në ligj ose nën kontratë.
NDËRPRERJA
Pa ndikuar në ndonjë prej të drejtave të tjera të tij, SONY mund ta ndërpresë këtë EULA nëse ju nuk zbatoni ndonjë prej kushteve të saj. Në rast ndërprerjeje të tillë, ju duhet: (i) të ndaloni të gjithë përdorimin dhe të shkatërroni çdo kopje të SOFTUERIT; (ii) të përputheni me kërkesat në seksionin më poshtë të titulluar "Përgjegjësitë tuaja".
NDRYSHIMI
SONY USHTRON TE DREJTËN TË NDRYSHOJË CILINDO NGA KUSHTET E KËSAJ EULA ME VENDIMIN E VETËM TË TIJ DUKE POSTUAR NJOFTIM NË FAQEN E INTERNETIT TE CAKTUAR NGA SONY, NËPËRMJET TNJOFTIMIT ME EMAIL NË NJË ADRESË EMAILI QË JU KENI DHËNË, NËPËRMJET NJOFTIMIT SI PJESË E PROCESIT NË TË CILIN JU MERRNI PËRMIRËSIMET/PËRDITËSIMET OSE NËPËRMJET ÇDO FORME TJETËR NJOFTIMI TË NJOHUR LIGJËRISHT. Nëse nuk jeni dakord me ndryshimin, duhet të kontaktoni menjëherë SONY për udhëzime. Përdorimi i vazhdueshëm i SOFTUERIT pas datës së hyrjes në fuqi të një njoftimi të tillë do të konsiderohet se ju pajtoheni që t’i përmbaheni këtij ndryshimi.
PËRFITUESIT E PALËVE TË TRETA
Çdo OFRUES I PALËS SË TRETË është një përfitues i qartë i synuar i palës së tretë, dhe do të ketë të drejtën të vërë në zbatim, çdo dispozitë të kësaj EULA në lidhje me softuerin e kësaj pale.
PËRGJEGJËSITË PËR LLOGARINË TUAJ
Nëse e ktheni PAJISJEN tuaj në vendin e blerjes, e shitni ose transferoni ndryshe PAJISJEN tuaj, ose në qoftë se kjo EULA mbaron, ju keni përgjegjësinë dhe duhet, nëse është e mundur në mënyrë të arsyeshme, të çinstaloni SOFTUERIN nga PAJISJA dhe të fshini çdo llogari që mund të keni krijuar në PAJISJE ose që është e aksesueshme përmes SOFTUERIT. Ju jeni personi i vetëm përgjegjës për mbajtjen e konfidencialitetit të çdo llogarie që keni me SONY ose palët e treta dhe për çdo emër përdoruesi dhe fjalëkalim të lidhur me përdorimin e PAJISJES nga ana juaj.
Në qoftë se keni ndonjë pyetje lidhur me këtë EULA, mund të kontaktoni SONY duke shkruar në adresën e kontaktit që vlen për secilën zonë ose secilin vend.
